Hapësire reklamuese

Rajoni

VIDEO/ Zjarr në Kios të Greqisë, flakët përhapen me shpejtësi, evakuuohen banorët

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Zjarr në Kios të Greqisë, flakët përhapen me
Zjarr në rajonin Resta të Kios në Greqi

Një zjarr i madh është aktivizuar këtë të premte në rajonin Resta të Kios në Greqi. Vatra e zjarri për shkak të erës janë përhapur me shpejtësi në të gjithë zonën duke iu afruar edhe zonës së banuar.

Në zonë kanë shkuar forcat tokësore dhe ajrore kanë nisur punën për shuarjen e flakëve të zjarrit dhe neutralizimin e flakëve.

Ndërsa autoritetet kanë bërë evakuuimin e banorëve të zonës, pasi zjarri ka shkuar shumë pranë zonës së banuar dhe rrezikojnë të digjen disa shtëpi.

Konkretisht në operacion po marrin pjesë 55 zjarrfikës me 3 grupe repartesh këmbësorie dhe 13 automjete, ndërsa nga ajri po ndihmojnë pesë avionë dhe një helikopter. Zjarrfikësit vullnetarë dhe trupat ujorë lokalë ofrojnë gjithashtu ndihmë, ndërkohë flakët e favorizuara nga era janë përhapur me shpejtësi.

Mëdiat greke kanë publikuar pamje nga zjarri ku shihet se shtullunga të mëdha tymi kanë mbuluar zonën.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese