Një zjarr i madh ka përfshirë dy fabrika në Nea Kifisia, Athinë pas një shpërthimi të fuqishëm që ka ndodhru mesditën e kësaj të mërkure në një nga fabrikat e cila bëntë shkrirje ttë materialeve.
Mediat fqinje raportojnë se fillimisht një shpërthim i fuqishëm ndodhi në fabrikën e shkrirjes së marterialeve në Nea Kifisia dhe më pas menjëherë ështëpërfshirë nga flakët.
Fabrika e kompanisë Pal, e cila prodhon materiale paketimi për industrinë ushqimore operon në Greqi dhe jashtë saj. Fabrika është pronë e bashkëshortit të ish ministres greke të shëndetësisë. Për shkak të zjarrit masiv në të gjithë objektin, flakët janë përhapur edhe në fabrikën në ngjitur.
Me urgjencë në vendngjarje kanë mbërritur 24 zjarrfikëse me 8 automjete të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit, ndërsa nga pamjet që po qarkullojnë në mediat greke tregojnë se zona është mbuluar nga shtullunga të mëdha.
Gjtihashtu rruga nacionale Athinë-Lamia në krah të dy fabrikave të përfshirë në flakë është bllokuar për qarkullimin e automjeteve si dhe autoritetet kanë bërë thirrje për banorët e zonës të mosh dalin nga banesat e tyre, të izolohen në shtëpi duke mbyllur dyert dhe dritare për shkak se tymi po shpërndahet me shpejtësi në të gjithë Athinën.