Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

VIDEO/ Vjosa Osmani bisedon me Elon Musk në Paris, Edi Rama nuk ia ndan sytë

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Vjosa Osmani bisedon me Elon Musk në Paris, Edi Rama nuk ia ndan
Elon Musk dhe Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me multimiliarderin Elon Musk, në ceremoninë e inagurimit të Katedrales “Notre Dame” në Paris.

Ka qenë vetë presidentja e Kosovës ajo e cila ka publikuar një foto ku shihet e buzëqeshur teksa bisedon me Musk. Në rrjetin e saj social “X”, Osmani ka zbardhur dhe detaje nga biseda që zhvilloi me një nga mbështetësit më të fortë të presidentit të zgjedhur të SHBA-së Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit.

“Me Elon Musk në Paris. Një bisedë e madhe për efikasitetin dhe efektivitetin e qeverisë, përpjekjet për të luftuar dezinformimin, si dhe rëndësinë e respektimit gjithmonë të vullnetit të popullit”, shkroi Osmani në një postim në rrjetin social “X”.

VIDEO/ Vjosa Osmani bisedon me Elon Musk në Paris, Edi Rama nuk ia ndan
Postimi i Vjosa Osmanit

Ndërkohë, nga po i njëjti takim një video është duke qarkulluar në rrjet. Teksa Osmani bisedon me Musk, është kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama ai i cili është ulur në tryezë krah bashkëshortes së tij, Linda Ramës dhe vështrimin e kanë pikërisht nga presidentja e Kosovës dhe multimiliarderi.

Sakaq kujtojmë se gjatë inagurimit të katedrales, Osmani u takua edhe me presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Madje, presidentja postoi dhe një foto krah Trump dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

VIDEO/ Vjosa Osmani bisedon me Elon Musk në Paris, Edi Rama nuk ia ndan
Trump-Osmani-Macron

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese