
Një situatë trazirash e papritur është shkaktuar mëngjesin e sotëm në burgun e Korfuzit. Mësohet se disa të burgosur shqiptarë dhe gjeorgjianë kanë refuzuar të kthehen në qelitë e tyre, teka në shenjë rebelimi i vunë flakën dyshekëve.
Mediat greke shkruajnë se zjarri u vu në dyshekët dhe objektet e tjera nga të burgosurit në sektorët E dhe Z. Zjarri shkaktoi panik dhe ndërhyrje emergjente, ndërsa u shua pas një kohe të shkurtër falë ndërhyrjes së Zjarrfikësve.
SiI bëhet me dije nga mediat vendase, të burgosurit shqitparë dhe gjeorgjianë protestuan për kontrollin e kryer në qelitë e tyre disa ditë më parë ku u gjetën telefona celularë.
Ndërkohë, drejtori i policisë së ishullit dhe dy negociatorë ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë për të zbardhur ngjarjen në burgun e Korfuzit.