Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

VIDEO/ Shqiptari dhe partnerja dhunohen barbarisht në mes të rrugës në Athinë, e tërheqin zvarrë me mjet

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Shqiptari dhe partnerja dhunohen barbarisht në mes të
Pamje nga dhuna

Skena aspak të këndshme janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Aegaleo, Athinë. Sipas asaj që mediat vendase raportojnë pas orës 10:00 në trafikun “ mbytës” të Athinës disa qytetarë filluan për përleshen me njëri tjetrin.

Në këtë përleshje janë përfshirë 6 persona, njëri prej të cilëve ishte shqiptar. Mediat greke thonë se teksa dy automjete ndodheshin në semafor në kryqëzimin e rrugëve Ieras Odos dhe Thebës, drejtuesit e tyre, njëri prej të cilëve ishte shqiptari zbritën dhe nisën të bisedojnë.

Ndërkohë, drejt tyre u afruan dhe tre persona të tjerë të cilët filluan të rrahin 43-vjeçarin si dhe partneren e tij greke.

Pak më vonë, në tentativë për t’u arratisur, tre personat e kanë tërhequr zvarrë me makinën e tyre 43-vjeçarin dhe e kanë hedhur në tokë. Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes. Shqiptari u dërgua në spital, ndërsa autoritetet po punojnë për kapjen e tre autorëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese