Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Pejës në Kosovë, ku një shtetas qëlloi me armë zjarri drejt tre të rinjve.
Sipas mediave vendase mësohet se ngjarja ndodhi rreth orës 21:25 në në rrugën “Bekim Berisha”.
Ersan Qavolli, prokurori kujdestar në Prokurorinë Themelore të Pejës, bëri me dije se tre personat, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën janë familjarë me njëri-tjetrin.
Ai tha se autori i kësaj ngjarje është shpallur në kërkim.
Faqja “Deçani” ka publikuar pamjet e rënda, ku shihet një person me armë që afrohet dhe qëllon mbi tre të rinjtë.
Sondazh
Poll