Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në avionin e linjës Baseli-Kosovë. Sipas asaj që mediat kosovare raportojnë një grua e moshuar ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe gjatë fluturimit me avion pësoi infarkt.
Një nga dëshmitarët ka thënë për “Gazetën Sinjal”, se shqiptarja pësoi infarkt teksa avioni po fluturonte. Sipas tij asnjë prej udhëtarëve të tjerë nuk u lejua nga stafi që të çoheshin nga vendi i tyre dhe t’i ofronin gruas ndihmën e parë.
Ekipi i ndihmës së shpejtë erdhën menjëherë në momentin që avioni u ul, mirëpo gjendja e gruas u përkeqësua, sipas dëshmitarit.
Ndër të tjera ai pohoi se e moshuara ishte bashkë me bashkëshortin e saj, të cilët po ktheshin në Kosovë.