
Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme Kosovën dhe mbarë vendin pasi një person i identifikuar si Asim Morina vrau punonjën e tij në furrën e bukës e më prau vrau dhe veten.
Nga një video e postuar nga Veriu.info shihet kur në vendin e ngjarjes mbërrin bashkëshorti i viktimës, i cili me duar në kokë shfaqet në një gjendje tepër të rënduar ndërsa persona të tjerë i gjenden afër për ta ngushëlluar.
Gjithashtu ka reaguar dhe prokuroria ku thuhet se në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja, ndërsa po hetohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.
“Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në këtë krim. Janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë janë duke u hetuar të gjitha rrethanat që kanë quar në këtë ngjarje të rëndë”, ka thënë Prokuroria në një njoftim për publikun.
Ndërkohë një i afërm i viktimës ka deklaruar për mediat se vrasja mund të ketë ndodhur për arsye xhelozie të ndërrimit të vendit të punës.
Më tej, ai ka sqaruar për mediat se autori dhe viktima nuk janë burrë e grua. Ai tha se viktima dhe bashkëshorti i saj kishin punuar më herët me të dyshuarin për vrasje. Megjithatë, ai thekson se rrethanat se si kanë ardhur te vrasja mbeten të paqarta, ndërsa thotë se 40-vjeçarja e ndjerë, ishte një grua shembullore.
“Jam familjar i të ndjerës, dua të ju njoftoj se siç po qarkullojnë informatat nuk janë burrë e grua, para një kohe ka qenë punëtore e tyre me gjithë bashkëshortin, por rrethanat se si ka ardhë deri te vrasja nuk i dimë as ne si familje. Ka qenë një grua shembullore. Xhelozia se pse ke shkuar te një tjetër vend me punu e ke lanë të unë.”, tha i afërmi i viktimës.