Hapësire reklamuese

Rajoni

Video e FRIKSHME/ Pitbulli futet në ambientet e shkollës në Kosovë, kafshon nxënësit edhe policët

Shkruar nga Newsbomb
Video e FRIKSHME/ Pitbulli futet në ambientet e shkollës në
Momenti kur qeni futet ne ambientet e shkolles

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme në një shkollë në fshatit Shirok në Suharekë, ku një qen hyri në ambientet e shkollës dhe sulmoi katër nxënës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se qeni gjithashtu ka sulmuar disa nga policët që tentuan ta kapin. Pas një përpjekje të gjatë, një prej policëve arriti ta kapte.

Si pasojë e sulmit, katër nxënës u dërguan me urgjencë në spital. Sipas mediave vendase referuar njoftim zyrtar të autoriteteve mësohet se një e mitur ka pasur lëndime të rënda, pasi qeni e kishte kafshuar në kokë. Ndërsa, tre nxënësit e tjerë kanë marrë lëndime të lehta. Vajza që mbeti e plagosur më rëndë  është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Pamjet e shpërndara në media tregojnë momentin kur qeni hyn në korridoret e shkollës, duke shkaktuar panik dhe frikë mes nxënësve dhe mësuesve, të cilët shihen duke u larguar nga kafsha. Pas ngjarjes, policia ka identifikuar dhe arrestuar pronarin e qenit.

“Dy nxënës kanë marr lëndime nga sulmi i qenit dhe janë në shërim në Spitalin Rajonal të Prizrenit ku një nxënës Femër, e lindur në vitin 2017 ka lëndime më serioze në kokë nga kafshimi i qenit. Dy nxënës kanë marr lëndime të lehta nga largimi ndaj sulmit. Hetimet rajonale bashkë me njësit tjera janë duke hetuar rastin”, njoftoi ditën e djeshme Policia e Kosovës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese