Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

U vra në vendin e punës nga pronari i furrës së bukës, djali i 42-vjeçares nga Vushtrria bën reagimin prekës: Inshallah në xhehnet, nana jem (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
U vra në vendin e punës nga pronari i furrës së bukës,
42-vjeçarja e ndjerë

Djali i 42-vjeçares së vrarë në Vushtrri të Kosovës, ka bërë reagimin prekës në rrjetet e tij sociale.

Me një foto të shpërndarë, ku është në krahët mamasë së tij, djali i quajtur, Alaudin Haradi, shkruan fjalët prekëse.

"Inshallah në xhehnet, nana jem", poston ai në rrjete sociale.

Kujtojmë se ngjarja u njoftua ditën e sotme, mësohet se pronari i një furre buke, i identifikuar si Asim Morina, ka qëlluar për vdekje me armë zjarri punëtoren e tij dhe më pas ka vrarë veten.

Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa i afërmi i viktimës 42-vjeçare, ka deklaruar për mediat se vrasja mund të ketë ndodhur për arsye xhelozie të ndërrimit të vendit të punës.

Më tej, ai ka sqaruar për mediat se autori dhe viktima nuk janë burrë e grua. Ai tha se viktima dhe bashkëshorti i saj kishin punuar më herët me të dyshuarin për vrasje. Megjithatë, ai thekson se rrethanat se si kanë ardhur te vrasja mbeten të paqarta, ndërsa thotë se 42-vjeçarja e ndjerë, ishte një grua shembullore.

U vra në vendin e punës nga pronari i furrës së bukës,
42-vjeçarja e ndjerë dhe djali i saj Alaudin Haradi

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese