Hapësire reklamuese


Rajoni

U vonua 4 minuta, presidenti bullgar braktis takimin me kryeministrin malazez

Shkruar nga Newsbomb

U vonua 4 minuta, presidenti bullgar braktis takimin me kryeministrin malazez

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, nuk ka marrë pjesë në takimin me presidentin bullgar Rumen Radev në Podgoricë. Delegacioni i kryesuar nga Radev u largua nga ndërtesa pas katër minutash pritje. 

"Me ambasadën bullgare u ra dakord që takimi të zhvillohet në orën 17:00 në ndërtesën e qeverisë, pasi kryeministri Miloiko Spaic ishte i prirur të takohej me Presidentin Radev pavarësisht një agjende të ngjeshur. Takimi i mëhershëm i kryeministrit me kompaninë e madhe turistike TUI zgjati 3 minuta më shumë se sa ishte planifikuar dhe delegacioni i presidentit bullgar Rumen Radev u largua nga godina e Qeverisë pas 4 minutash pritje ”, tha qeveria malazeze për mediat.

Takimi i dështuar u komentua nga shumë media vendase dhe serbe si “skandal diplomatik”. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese