Hapësire reklamuese

Rajoni

U raportua i zhdukur nga familjarët e tij, gjendet i mbytur 26-vjeçari shqiptar

Shkruar nga Newsbomb
U raportua i zhdukur nga familjarët e tij, gjendet i mbytur
Foto ilustruese

Një person është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në lumin “Drini i Bardhë”, në afërsi të urës së fshatit Rugovë.

Ky lajm i rëndë është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë përrajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqit. Viktima është Arban Hisari i lindur në vitin 1998, i cili ishte raportuar i zhdukur nga familjarët e tij.

Njoftimi i plotë i zëdhënësit të Policisë:

“Me date 14.01.2025, rreth orës 08:20, policia është informuar se një qytetar e ka vërejtur një trup të pa jetë në lumin “Drini i Bardh” në afërsi të urës se fshatit Rugove. Me të marr këtë informacion, hetuesit nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren dhe zyrtar nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Gjakovës kane dal në vend ngjarje, ku kane vërejtur një trup të pa jetë. Pas kontrollimit të viktimës nga njësit përkatëse, në rrobat e viktimës janë gjetur dokumentacion personal në emër të Arban HISARI, DL.05.06.1998 si dhe rrobat të cilat i kishte viktima, ishin të njëjtat sikur në ditën kur është raportuar i zhdukur nga familjaret, andaj besohet se trupi i pa jete është i viktimës së lartcekur. Për rastin është informuar edhe prokurori i shtetit.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese