Një vajzë e vogël, e cila u raportua e zhdukur mesditën e së hënës në një zonë të Rumanisë është gjetur e vdekur ditën e sotme. Sipas mediave vendase, vajza ishte e moshës 2 vjeçare, nga fshati rumun Breasta.
Pas një kërkimi 24 orësh nga forcat policore, trupi i vajzës është zbuluar në një zonë me bimësi të dendur, brenda një grope rreth 400 metra larg shtëpisë, thanë përfaqësuesit e policisë.
Zëdhënësi i policisë lokale, Cristi Grigorescu sqaroi se shkaku i vdekjes së vajzës, e cila u pa për herë të fundit jashtë shtëpisë ku ajo po luante, nuk dihet ende, ndërsa shto se hetimet janë duke vazhduar.
Vajza 2 vjeçare ka qenë duke lozur në oborr, pastaj ajo humbi gjurmët, ndërsa u raportua në polici e zhdukur nga familjarët.