Hapësire reklamuese


Rajoni

U përfshi në një konflikt fizik për një femër, arrestohet dhe dënohet shqiptari në Greqi

Shkruar nga Newsbomb
U përfshi në një konflikt fizik për një femër,
Foto ilustuese

Një shtetas shqiptar është shpallur në kërkim nga gjykata e Volos, c pasi u përfshi në një përleshje ku mbeti i plagosur një person. Mediat greke raportojnë se në ngjarjen e ndodhur më 25 prill 2023, , në një kafene të fshatit të Elassonës, ku dy miq të njëjtës moshë, përfshirë shqiptarin 38-vjeçarin,u përfshinë në një debat verbal ku përfundoi me të plagosur.

Shkak i sherrit mes personave dyshohet se është një femër.

Përplasja verbale shpejt degjeneroi në dhunë fizike, kur njëri prej tyre nxori një thikë dhe plagosi tjetrin në tre gishta të dorës së majtë. Policia u thirr menjëherë dhe njëri prej të përfshirëve u dërgua në spital për trajtim, ndërsa i akuzuari u arrestua dhe u dërgua në qendër paraburgimi.

Pas shqyrtimit të çështjes, Gjykata me Juri e ndryshoi akuzën për tentativë për plagosje të rëndë dhe e dënoi të akuzuarin me 2 vjet e 9 muaj burg dhe një gjobë prej 300 eurosh.

Shtetasi shqiptar, i martuar dhe baba i dy vajzave të mitura, nuk ishte i pranishëm në seancë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese