Një zjarrfikës 55-vjeçar ka humbur jetën gjatë një operacioni për shuarjen e zjarrit në një zonë pyjore në afërsi të Selanikut, Greqi.
Ngjarja ka ndodhur këtë të dielë në zonën e Karteres, në bashkinë Lagada, ku zjarrfikësi ishte në detyrë.
Sipas zjarrfikësve, teksa po punonte së bashku me kolegët e tij për shuarjen e zjarrit në një zonë pyjore, në zonën Karteres të bashkisë Lagada, 55-vjeçari është ndjerë keq dhe është dërguar në spitali, ku dhe është shpallur i vdekur.
Autoritetet lokale kanë nisur një hetim paraprak për të zbuluar rrethanat dhe shkaqet e këtij tragjiku.
Sondazh
Poll