Hapësire reklamuese


Rajoni

U kap nga pronari duke i vjedhur shtëpinë, arrestohet shqiptari në Selanik

Shkruar nga Newsbomb
U kap nga pronari duke i vjedhur shtëpinë, arrestohet shqiptari
Fotografi ilustruese

Një 37-vjeçar shqipëtar është arrestuar nga policia greke në Selanik pasi u kap në flagrancë ndërsa tentonte të vidhte një banesë.

Shqipëtari ka hyrë në banesën e një 66-vjeçari, por është vënë re nga pronari i cili ka njoftuar policinë. Pasi e ka pikasur, i moshuari e ka ndjekur dhe bllokuar, por në ato momente i riu shqiptar e ka goditur me një send metalik në trup.

Gjatë arrestimit, 37-vjeçarit  i janë gjetur dhe sekuestruar një çelës makine, një orë dore dhe 200 euro cash, të cilat i kishte vjedhur.

Nga hetimet e policis rezulton se shqipëtari ka kryer pesë vjedhje të tjera në banesat e asaj zone, nga të cilat kanë marrë një shumë prej 550 euro, sende personale, si dhe katër makina, dy prej të cilave u gjetën dhe i’u dorëzuan viktimave.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese