
Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në rajonin e Spoletos, për akuzën e trafikimit të drogës.
I riu, i cili ndodhej pa leje qëndrimi në Itali, u përpoq të shmangte kontrollin e policisë teksa po udhëtonte me makinën e tij pwr shkak se kishte fshehur sasi kokiane nw makinw.
Edh pse provoi tw largohej, ai u ndalua nga autoritete italiane.
Gjatë kontrollit personal dhe të automjetit, policia gjeti 46 doza kokainë me një peshë totale prej 35 gramësh, të fshehura në një qese të vendosur poshtë sediljes së shoferit. Pas hetimeve, 21-vjeçari u arrestua për veprën penale të trafikimit të drogës.

Gjyqtari hetues i Gjykatës së Spoletos, pas seancës së vlefshmërisë, la në fuqi masën e arrestit dhe urdhëroi dëbimin e menjëhershëm të të riut nga territori italian.