Hapësire reklamuese

Rajoni

U kap me 10 kg kokainë, vihet në pranga 58 vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga Newsbomb
U kap me 10 kg kokainë, vihet në pranga 58 vjeçari shqiptar
Foto ilustruese

Policia e Bolonjës ka vënë në pranga një 58 vjeçar me origjinë shqiptare nën akuzën e trafikimit dhe posedimit të lëndëve narkotike.

Sipas mediave italiane, 58 vjeçari, i cili banonte prej vitesh në zonën e Reggio Emilia i është gjetur në makinë 10 kilogramë kokainë.

Duke u nisur nga hetimet e autoriteteve, sasia e lëndës narkotike të sekuestruar kishte si desitnacion përfundimtar Barin e Italisë.

Shqiptari u zbulua pas disa hetimeve të kryera në Span Ente Autostrade, ku operatorët regjistruan daljen nga autostrada A14 të makinës, e cila hyri në kabinën e pagesës Bari Nord rreth orës 7.40 të mëngjesit. E njëjta makinë, rreth orës 8.30, kaloi sërish për t’u nisur drejt Italisë veriore, me Bolonjën si destinacionin përfundimtar të mundshëm.

Nisur nga gjetjet, oficerët vlerësuan një tranzit të mundshëm të automjetit të markës Volvo në zonën Emilia-Romagna dhe për pasojë organizuan një shërbim kërkimi përgjatë A14 duke filluar nga Rimini në drejtim të Bolonjës.

Rreth orës 14:20 , makina fillimisht u pa pranë Castel San Pietro Terme dhe më pas u ndal në kabinën e pagesës së autostradës Bologna Fiera.

Kur iu nënshtrua kontrollit të policisë, 58-vjeçari shqiptar që drejtonte makinën tregoi dukshëm nervozizëm dhe njëfarë vështirësie për t’iu përgjigjur edhe pyetjeve të thjeshta.

Polica ushtroi kontroll në makinën e tij për të vërtetuar dyshimet e lindura, teksa gjeti edhe 10 kilogramët e kokainës të fshehura në pjesë e pasme të mjetit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese