Hapësire reklamuese

Rajoni

U gjet i pajetë në Range Rover, detaje të reja nga vdekja e bashkëshortit të eurodeputetes italiane

Shkruar nga Newsbomb
U gjet i pajetë në Range Rover, detaje të reja nga vdekja e
FotoMontazh

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e shënuar ditën e djeshme në Itali, ku u gjet i pajetë në Range Rover Angelo Onorata, bashkëshorti i eurodeputetetes italaine, Francesca Donato.

E teksa fillimisht u raportua se ai u vra me armë zjarri, duket se e vërteta qëndron ndryshe. Mediat italiane raportojnë se burri nuk ka shenja me armë zjarri, por një shenjë mbytjeje në fyt.

Dyshohet se arkitekti është vrarë me një kabllo elektrik, e cila është gjetur rreth fytit të tij.  Angelo Onorato, pronar i një dyqani mobiliesh, u gjet i vdekur në Palermo.

U gjet i pajetë në Range Rover, detaje të reja nga vdekja e
Foto nga vendi i ngjarjes

Viktima u gjet në makinën e tij, në zonën e Via Ugo La Malfa. Dera e pasme e veturës ishte e hapur, ndërsa viktima ishte ulur në sedijen e drejtuesit. Sipas informacioneve të para, në trup nuk ka pasur shenja të plagëve me armë zjarri. Përveç shiritit plastik rreth qafës, burri kishte një copë gjaku në nivelin e gjoksit në anën e djathtë të gjoksit, e cila, sipas hetuesve, mund t'i kishte dalë nga goja.

Gruaja e tij, e cila ngriti alarmin, nuk kishte marrë asnjë lajm prej tij që nga ora 11:00, teksa kishte dijeni se ai do të takohej me dikë.

“Ata vranë burrin tim Angelo”, kështu eurodeputetja Francesca Donato dhe zëvendëssekretarja e DC-së, njoftoi autoritetet për ngjarjen.

Hetuesit po përpiqen të kuptojnë nëse bëhet fjalë për vrasje apo vetëvrasje dhe po shqyrtojnë gjendjen financiare të viktimës. Sipas burimeve, Onorato kishte shumë borxhe që po i shkaktonin vështirësi ekonomike familjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese