Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

U fut me makinë mes turmës së protestuesve në Beograd, arrestohet shoferi serb

Shkruar nga Newsbomb
U fut me makinë mes turmës së protestuesve në Beograd,
Momenti kur makina është futur në turmë

Një person me inicialet Z.M është arrestuar nga policia serbe pasi në lagjen “Bele Vode” të Beogradit me makinën e tij tip "BMW" ka hyrë në turmën e protestuesve dhe ka goditur tre prej tyre.

Policia bën me dije se shoferi ka bërë rezistencë, por është arritur të arrestohet nga policia. Ndërkohë, mësohet se personat e lënduar janë dërguar në Qendrën Emergjente për ndihmë të mëtejshme.

Mes tensioneve në rritje, sot në mëngjes është regjistruar incidenti, ku një makinë është futur mes turmës së protestuesve dhe ka marrë përpara protestuesit. Kjo ka sjell rebelimin e protestuesve të tjerë që ishin prezent në atë moment.

Studentët serbë kanë protestuar për javë të tëra, por kanë paralajmëruar se kjo do të jetë protesta më e madhe e tyre deri tani. Slogani “me 15 mars për 15” ka të bëjë me 15 viktimat e rrëzimit të betonit në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese