
Valon Shehu ka rënë në prangat e policisë. Këngëtari i njohur është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga uniformat blu të Kosovës pasi u kap me drogë. Mediet kosovare raportojnë se ai është ndaluar nga policia pasi ka thyer fillimisht rregullat e qarkullimit rrugor.
Më tej, ata kanë kontrolluar automjetin e tij ku kanë gjetur një lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë. Menjëherë 34-vjeçari është shoqëruar në ambientet e stacionit policor për të vijuar me procedurat e tjera.
Kujtojmë se Valon Shehu ishte para dy vitesh pjesë e Big Brother VIP Albania. Ai u bë kryefjalë e medieve në vend pasi për herë të parë bëri dush nudo në prani të kamerave. Kitaristi tashmë është para drejtësisë ku duhet të japë shpjegime e tij.
Ndaj tij, Prokurori ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ka nisur hetimet për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikoterapie ose analoge”.
