Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

U arrestuan nga Prokuroria Speciale ditën e djeshme, zyrtarët e Kosovës nisen drejt Hagës

Shkruar nga Newsbomb
U arrestuan nga Prokuroria Speciale ditën e djeshme, zyrtarët e
Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu

Ish-kyretari i Malishevës, Isni Kilaj, Ish-kreu i AKI (Agjencia e Kosovës për Inteligjencën), Bashkim Smakaj dhe ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Fazliu janë tre prej 4 të arrestuarve ditën e djeshme në Kosovë.

Këta persona u arrestuan pas një operacioni të zhvilluar nga Prokuroria Speciale e Kosovës kundër veprave penale “pengim i administrimit të drejtësisë”. Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu janë dërguar në bazën e EULEX (Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë) dhe janë mbajtur aty deri sot që janë nisur drejt Hagës.

U arrestuan nga Prokuroria Speciale ditën e djeshme, zyrtarët e

Për ish kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj nuk është hera e parë që arrestohet nga autoritetet kosovare. Kilaj është arrestuar për herë të parë në 3 nëntor të vitit të kaluar teksa akuzohet si i përfshirë në disa vepra penale që kishin të bënin me pengimin e drejtësisë.

Ai  është liruar më pas në 28 qershor të këtij viti ndërsa është vendosur përsëri përpara drejtësië ditën e sotme në orët e para të mëngjesit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese