Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

U arrestuan gjatë megaoperacionit të Speciales, zyrtarët e Kosovës pritet të dërgohen në Hagë

Shkruar nga Newsbomb
U arrestuan gjatë megaoperacionit të Speciales, zyrtarët e
Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu

Një operacion i gjerë është duke u zhvilluar gjatë ditë së sotme në Kosovë i ndërrmarë nga Prokuroria Speciale.

Në pranga të autoriteteve ranë ish-zyrtarë të lartë të drejtësisë si ish-ministi i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ish-kyretari i Malishevës, Isni Kilaj, Ish-kreu i AKI (Agjencia e Kosovës për Inteligjencën), Bashkim Smakaj dhe ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Fazliu.

Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu momentalisht ndodhen në bazën e EULEX (Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë), ndërsa pritet të transferohen për në Hagë.

Gazetarja e Klan Kosova, Rina Mujku ka ndarë detaje mbi arrestimin e 3 ish-zyrtarëve ndërsa tregon se mbi këta shtetas rëndon vepra penale “pengim i administrimit të drejtësisë”.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, Isni Kilaj kishte qëndruar për disa kohë para majit, para se të lirohej për një periudhë të shkurtër kohore, derisa ndaj të njëjtit t’i konfirmohej aktakuza e tretë, e cila ishte e ngritur nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, dhe me leje të gjyqtarit të procedurës paraprake për veprën penale ‘pengim i administrimit të drejtësisë.

Duhet të kujtojmë më patjetër se ky muaj ka qenë muaji i fundit kur Isni Kilaj ka pasur mundësi ti konfirmohej ose t’i rrëzohej aktakuza e fundit e tij, e cila ishte ngritur më 28 qershor të këtij viti”, tha Mujku.

Për ish kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj nuk është hera e parë që arrestohet nga autoritetet kosovare. Kilaj është arrestuar për herë të parë në 3 nëntor të vitit të kaluar teksa akuzohet si i përfshirë në disa vepra penale që kishin të bënin me pengimin e drejtësisë.

Ai  është liruar më pas në 28 qershor të këtij viti ndërsa është vendosur përsëri përpara drejtësië ditën e sotme në orët e para të mëngjesit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese