Hapësire reklamuese

Rajoni

Trump i ndërpreu financimin, Radio Evropa e Lirë padit administratën e presidentit

Shkruar nga Newsbomb
Trump i ndërpreu financimin, Radio Evropa e Lirë padit
Radio Evropa e Lirë

Radio Evropa e Lirë, media e financuar nga SHBA ka paditur administratën e Presidentit Donald Trump pas urdhrit ekzekutiv të tij që synonte shkurtime të mëdha në shtatë agjenci federale.

Sipas padisë, ndalimi i fondeve që Kongresi ka përvetësuar për Radion Evropa e Lirë shkel ligjet federale dhe Kushtetutën e SHBA-së, ndërsa bëhet me dije se rrjeti së shpejti do të duhet të pushojë stafin nëse nuk financohet sërish. 

Përveç Evropës së Lirë edhe media Zëri i Amerikës u prek nga ky vendim. Më shumë se 1,300 punonjës të Zërit të Amerikës u pushuan nga puna, një vendim që u kritikua nga mbrojtësit e lirisë së shtypit dhe të drejtave të njeriut.

Që nga marrja e detyrës në Janar, Trump ka urdhëruar uljen e kostove në agjenci të ndryshme federale dhe vendimin e fundit e ka arsyetuar me idenë e reduktimit të burokracive.

Të premten, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv që synonte Agjencinë e SHBA-së për Media Globale, agjencinë mëmë të Zërit të Amerikës, duke përfshirë një sërë shkurtimesh të mëdha në qeverinë federale.

Shkurtimet përfshinin ndërprerjen e një marrëveshjeje për grantin federal për Radio Free Europe/Radio Liberty, e formuar gjatë Luftës së Ftohtë për të arritur tek ish-bloku sovjetik.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese