Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Maqedoninë e Veriut, ku një grua ka masakruar me thikë bashkëshortin dhe vjehrrin e saj.
Sipas raportimit të mediave vendase, 36 vjeçarja me iniciale V.I., ka qëlluar me thikë burrin dhe vjehrrin në banesën e tyrë në fshatin Kratovë, ndërsa mësohet se këta të fundit kanë ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra.
Policia ka vënë në pranga 36-vjeçaren si autore e dyshuar për vrasjen, teksa ende nuk bëhet me dije se cilat kanë qenë arsyet që e kanë dërguar atë që të kryejë këtë akt të rëndë.
Trupat e dy viktimave janë dërguar në morg që t’ju bëhet autopsia për të përcaktuar shkakun e vërtetë të vdekjes së tyre.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumenmtimin e plotë të saj.
Njoftimi i Ministrisë së Brendshme në Maqedoninë e Veriut:
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se më 13.06.2024, në ora 22:08, nga ana e punonjësve policorë të Kratovës, u privua nga liria 36 vjeçarja V.I e cila dyshohet se në shtëpinë familjare në Kratovë ka sulmuar me mjet të mprehtë bashkëshortin e saj J.I (38) dhe babain e tij S.I.(63), të cilët kanë ndërruar jetë.
Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, trupat e viktimave janë dorëzuar për obduksion derisa V.I. është arrestuar dhe ndaluar në komisariat. Sipas MPB-së pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj saj do të ngritët kallëzim përkatës.