Hapësire reklamuese

Rajoni

Tronditëse në Selanik, shqiptari përplas me makinë ish-grua, e dhunon dhe tërheq zvarrë

Shkruar nga Newsbomb
Tronditëse në Selanik, shqiptari përplas me makinë ish-grua,
Foto ilustruese

Një ngjarje tronditëse është shënuar në Selanik, ku një 41-vjeçar shqiptar ka tentuar të vrasë ish-gruan, me të cilën ka dhe katër fëmijë.

Mediat greke bëjnë me dije se 41-vjeçari dy ditë më parë ka përplasur me makinë ish-gruan, e cila lëvizte me një motomjet dhe më pas e ka dhunuar dhe ka tentuar ta vrasë duke e mbytur me dorë.

Gruaja ka qenë duke u kthyer nga puna, kur burri ka përplasur me makinën motorin me të cilin lëvizte 35-vjeeçarja shqiptare. Më pas ai ka zbritur nga mjeti ka goditur me grushte dhe ka tërhequr për flokësh ish-gruan. Ai ka kërcënuar se do e vriste dhe i ka vendosur duart në fyt. Ka qenë një grua që ka kaluar dhe ka ndihmuar 35-vjeçaren që t’i shpëtonte vdekjes.

Kjo nuk është hera e parë që gruaja bie pre e dhunës barbare nga ish-bashkëshorti i saj. Një vit më parë 41-vjeçari kishte kërcënuar me armë bashkëshorten në sy të katër fëmijëve, pasi nuk ishte dakord me divorcin.

Pas incidentit të parë të dhunës në familje, 41-vjeçari me origjinë shqiptare u zhduk prej muajsh, por së fundmi filloi të kërcënonte sërish gruan e tij, duken i thënë se do ta vriste, ndërsa të dielën mbrëma i bëri edhe pritë.

Pas ngjarjes së dhunshme sërish shqiptari ka arritur të arratiset ndërsa vijon kërcënimet ndaj ish-bashkëshortes.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese