Kosova është tronditur sërish ditën e sotme nga dy raste të përdhunimit të dy të miturave. Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dy raste përdhunimi, ndërsa një nga rastet paraqitet më i rëndë pasi vajza është përdhunuar dhe dhunuar fizikisht nga 5 persona.
“Policia e Kosovës në bashkëpunim me prokurorinë kompetente është duke bërë hetime intensive. Me vendim të prokurorit viktima femër kosovare është dërguar për ekzaminim mjekësor.”
Nga raportimet e deritanishme mësohet se të dyshuarit ende nuk janë identifikuar.
Rasti tjetër është shënuar në qytetin e Pejës, dyshohet se një nëntë vjeçare është përdhunuar nga një 26 vjeçar.
“Dyshohet se është kryer vepra penale e “dhunimit” ndaj një të miture me ç’rast personi i dyshuar është arrestuar dhe prokurori i rastit brenda afatit ligjor ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimi. Viktimës i është dhënë mbrojtja e nevojshme, përfshirë mbrojtësin e viktimave, psikologun, prokurorin e shtetit dhe zyrtarët policor, gjithashtu viktima do të dërgohet për ekzaminim mjekësor. Lidhur me këtë çështje kemi mbledhur prova që janë duke u analizuar dhe do të shërbejnë në procedurë penale”, ka thënë zëdhënësi i prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
Përdhunimet janë raste të cilat po trondisin pothuajse çdo ditë Kosovën, ndërsa bëhet thirrje për ndërgjegjësim dhe ndëshkim të autorëve.