Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Tronditëse në Greqi, daja tenton të përdhunojë mbesën 11-vjeçare, më pas e vret me kaçavidë

Shkruar nga Newsbomb
Tronditëse në Greqi, daja tenton të përdhunojë
Foto nga vendi i ngjarjes/ Viktima dhe autori

Një ngjarje tronditëse është shënuar në Ilia të Greqisë, ku një 11-vjeçare është vrarë nga daja e saj.

Vajza 11-vjeçare Vasiliki prej disa ditësh rezultonte e zhdukur dhe prindërit e saj ishin në ankth për fatin e vajzës. Menjëherë policia greke është vënë në kërkim të vajzës, kur ditën e djeshme kanë gjetur në një fushë trupin e pajetë.

Pas hetimeve policia ra në gjurmë se akti ishte kryer nga daja e saj 37-vjeçar, i cili gjatë kohës që nëna e vajzës qante, ai i qëndronte për ta mbështetur, teksa të bijën ja kishte vrarë me duart e tij.

Fillimisht ai nuk ka pranuar autorësinë e ngjarjes, por pas fakteve që dolën në dritë ai u shpreh: “e çova në fushë dhe e vrava”, pa dhënë më shumë detaje.

Ndoshta përgjigjet për aktin e tij çnjerëzor mund të merren nga e kaluara e tij pasi në vitin 2017 ai u arrestua për përdhunim të një të mituri . Megjithatë, ai nuk ka qenë asnjëherë në burg, pasi gjykata ka vendosur të qëndrojë i lirë me kushte deri në gjykimin e çështjes në shkallë të dytë.

Policia dyshon se daja ka nxjerrë mbesën në fushë, ku ka tetuar ta përdhunojë, ajo ka kundërshtuar dhe më pas 37-vjeçari e ka goditu 11-vjeçaren disa herë në fyt me thikë duke i shkaktuar vdekjen. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore që do zbardhë shkakun e vdekjes së 11-vjeçares, dhe nëse e mitura është abuzuar seksualisht.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese