Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Tronditëse në Ferizaj, një person qëllon me thikë katër të rinjtë në rrugë

Shkruar nga Newsbomb
Tronditëse në Ferizaj, një person qëllon me thikë
Foto ilustruese

Një ngjarje tronditëse është shënuar mbrëmjen e sotme në Ferizaj, ku një person ka qëlluar me thikë katër të rinj.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugët ” Enver Topalli” , ” Halim Spahija” dhe ” Ejup Statovci”. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka bërë me dije se autori i kësaj ngjarje është shtetasi me inicale E.S, 59 vjeç.

Për arsye që ende nuk dihen 59-vjeçari ka qëlluar me thikë dy vajza të moshës 18-vjeçare dhe djem njëri 29 dhe tjetri 32 vjeç.

“Me datën 11.11.2024 reth orës 15:40 jemi informuar se një person i moshës madhore, në rrugët : ” Enver Topalli” , ” Halim Spahija” dhe ” Ejup Statovci ” në rrethana ende të pasqaruara u ka shkaktuar lëndime të rënda trupore (therrur me thikë) 4 persona kalimtarë të rastit, dy femra (të moshave nën 18 vjeçe dhe dy meshkuj (të moshave madhore, rreth 29-32 vjeçare). Të lënduarit për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, 2 persona janë dërguar në QKUK – Prishtinë, ndërsa 2 të tjerë janë duke u trajtuar në Ferizaj”, ka thënë Veseli.

Veseli ka thënë se hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë duke i ekzaminuar vendet e incidentit, dhe se është gjetur thika që dyshohet se është përdorur në këto raste.

“Ekipe të shumta të policisë, pëfshirë, edhe Njësinë e Reagimit të Shpejtë kanë nisur kërkimin e personit të dyshuar. Pas një pune intenzive të kërkimit, rreth orës 16:40 kanë arritur që në rrugën ” Besim Rexhepi” në afërsi të qendrës tregtare ” Plus Market” të arrestojnë të dyshuarin E.S ( M/K) i moshës rreth 59 vjeçar, i cili nën masa të sigurisë është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj. Hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë duke i ekzaminuar vendet e incidentit, ndërsa është gjetur edhe një mjet i mprehtë ( thikë) me të cilën dyshohet se është përdorur në rastet e sipër përmendura. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit. Për informata tjera do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Veseli.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese