Një ngjarje tragjikë është shënuar ditën e sotme në Shtërpcë, të Kosovës, ku një grua shtatzënë i ka dhënë fund jetës me armë zjarri.
Mediat e Kosovës bëjnë me dije se gruaja 34-vjeçare i ka dhënë fund jetës pas një feste familjare. Nuk dihet ende se çfarë e ka shtyrë të renë në këtë akt ekstrem, e cila ishte në muajin e 4 të shtatzënisë.
Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes dhe trupi është tërhequr për ekspertizë mjekësore.
Bazuar në informacionet e para që ka Sinjali, pas ekzaminimeve nga ana e mjekëve janë vërejtur hematome në trupin e të ndjerës. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetimi për zbardhjen e këtij rasti.
Sondazh
Poll