Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Tre ditë nga tragjedia me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut! Bastiset Komuna e Koçanit, shkarkohen nga detyra shefa policie e komisariatesh

Shkruar nga Newsbomb
Tre ditë nga tragjedia me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut!
Lokali Pulse Club ne Kocan

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë urdhëruar një sërë shkarkimesh nga Komuna e Koçanit e ngarkuar me përgjegjësinë e tragjedisë së ndodhur dy ditë më parë.

Policia dhe Prokuroria e RMV kanë bastisur ditën e sotme Komunën  ku ndodhej lokali i natës Pulse Club, i cili u përfshi papritur nga flakët rreth mëngjesit të datës 16 mars duke shkaktuar 59 viktima e qindra të tjerë të plagosur rëndë. Urdhër shkarkimet e lëshuara nga prokuroria përfshijnë Koçanin dhe Shtipin, që nga shefat e policisë e deri tek drejtuesit e komisariateve.

Janë shkarkuar nga detyra:

Dejan Saltirovski – Shefi i Sektorit për Punë të Brendshme në Shtip

Ndihmës shefi i SPB Shtip

Shefi i Njësisë së Policisë Shtip

Shefi i Njësisë së Policisë Kriminale Shtip

Marija Manevska – Shefja e Njësisë për Punë të Brendshme në Koçan

Komandanti i Stacionit Policor në Koçan

Shefi i Zyrës së Jashtme për Çështje Kriminale në Koçan

Prokuroria e Maqedonisë së Veriut vijon hetimet për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje tragjike, me qëllim zbulimin e veprimeve që bien në kundërshtim me ligjin të kryera nga zyrtarë të lartë të shtetit, të cilët dyshohet se me veprimet apo mosveprimet e tyre, kanë lejuar funksionimin e lokalit të natës dhe pse ajo godinë nuk përmbushte as standartet minimale.

Gjithashtu pas kësaj ngjarje të rëndë, vetë kryetari i Komunës së Koçanit Lupço Papazov, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, duke u shprehur se kjo është një humbje e madhe dhe ky shok do e shoqërojë gjithë jetën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese