Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Tragjike në Greqi/ Roja shqiptar i lokalit të natës vret me thikë një person, ishte në gjendje të dehur

Shkruar nga Newsbomb
Tragjike në Greqi/ Roja shqiptar i lokalit të natës vret me
Viktima

Një ngjarje tragjike ëdhtë shënuar ditën e parë të vitit të ri në Greqi.

Disa persona janë përfshirë në një konflikt ku fatkeqësisht mbeti një i vdekur dhe dy të plagosur.

Sherri i madh ndodhi  në Seres të Greqisë, ndërsa deri tani policia ka arrestuar dy persona, dy të tjerë u shpallën në kërkim.

Sipas policisë vendase, çdo gjë nisi në momentin që viktima Nj.L, 34 vjeç, shtetas grek, babai i tre fëmijëve u ndalua të hyjë në një lokal nate pasi sipas rojes të lokalit ishte në gjendje të dehur.

Fillimisht roja, i cili ishte shtetasi shqiptar Gushalli Hoxha 27 vjeç, u konfliktua verbalisht me tre shtetasit grek të cilët u larguan nga lokali.

Dy orë më vonë dhe në rrethana ende të pa ditura rojet e lokalit u sulmuan nga grupi i tre grekëve që nuk ishin lejuar të futeshin në lokal.

Mësohet se gjatë përballjes fizike, Hoxha nxori një thikë ushtarake dhe goditi viktimën 4 herë duke i prerë arteriet kryesore të gjakut çka mesa duket i shkaktoi edhe vdekjen e menjëhershme.

Policia mundi të arrestojë Gushalli Hoxhën 27 vjeç dhe një shtetas grek miku i Hoxhës, i cili gjatë incidentit qëlloi me një armë tip pistoletë 6 herë në ajër.

Në kërkim u shpallën dy shtetasit e tjerë grekë që ndodheshin me viktimën në kohën që sulmuan mbi Hoxhën dhe mikun e tij grek.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese