Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Tragjike në Greqi, çifti amerikan bie në greminë, burri ndërron jetë, gruaja në vdekje klinike

Shkruar nga Newsbomb
Tragjike në Greqi, çifti amerikan bie në greminë, burri
Pamje nga nxjerrja e trupave nga gremina

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në zonën e Haradarës, në Preveli të Kretës, ku një çift turistësh amerikanë ka rënë në një greminë. 

Fatkeqësisht burri humbi jetën në moment, ndërkohë që partnerja e tij një grua 33-vjeçare, mori plagë të rënda në kokë dhe gjoks. 33-vjeçarja ishte shtatëzënë, por fatkeqësish e ka humbur fëmijën pas plagëve të rënda që ka marrë, ndërsa vetë ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Turistja po trajtohet aktualisht në spitalin e Chanias, ku, për shkak të gjendjes së saj të rënduar, familjarët kanë marrë vendimin për dhurimin e organeve nëse nuk ka më mundësi për shpëtim.

Operacioni i shpëtimit, për shkak të terrenit të vështirë ka zgjatur rreth 4 orë. Megjithë përpjekjet e mëdha të ekipit të shpëtimit, ngjarja ka përfunduar me tri viktima.

Tragjike në Greqi, çifti amerikan bie në greminë, burri

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese