Hapësire reklamuese


Rajoni

TRAGJEDIA në Maqedoninë e Veriut, shkon në 62 numri i viktimave nga zjarri në Koçan

Shkruar nga Newsbomb
TRAGJEDIA në Maqedoninë e Veriut, shkon në 62 numri i viktimave
Diskoteka Puls që mori flakë

Tragjedia e Koçanit në diskotekën "Puls", mori një tjetër jetë. Një tjetër pacient, që po trajtohej në Serbi për lëndimet e marra, ka ndërruar jetë, duke e çuar në 62 numrin e viktimave.

Pacienti i cili ka humbur jetën ditën e sotme, ka qenë duke u trajtuar në spitalin e Beogradit të Serbisë.

“Pacienti kishte djegie që përfshinin 27 për qind të trupit dhe lëndime serioze nga thithja e tymit. Në VMA është operuar më 4 prill dhe është vendosur në aparat ECMO, i cili oksigjenon gjakun përmes një makinerie për shkak të thithjes së tymit.

Por, për shkak të seriozitetit të plagëve, gjatë shumicës së qëndrimit në spital ka qenë në gjendje të paqëndrueshme dhe me gjendje të rëndë të përgjithshme. Ministria e Shëndetësisë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe për të gjithë të prekurit nga tragjedia në Koçani”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese