
Një protestë e qytetarëve që u mblodhën te Parku i Qytetit nisi në mesditë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, pas tragjedisë në klubin e natës “Pulse” që ua mori jetën 61 të rinjve.
Situata është tensionuar me protestuesit që u drejtuan për te kafeneja e të njëjtit pronar që e drejtonte edhe diskotekën Pulse. Disa hodhën gurë drejt kafenesë, duke thyer xhamin dhe më pas kanë hyrë brenda dhe kanë përmbysur tavolinat e karriget.
Ndërkohë, një grup qytetarësh si një shenjë revolte për tragjedinë, kanë goditur me gurë dhe vezë mbi godinën e Komunës së Koçanit, duke thyer disa dritare të ndërtesës.
Protestuesit kërkojnë sqarime dhe përgjigje për tragjedinë e cila mori 61 jetë njerëzish. Qytetarët kanë thirrur ndaj kryetarit dhe punonjësve të administratës “Vrasës, dilni jashtë”.
Në protestë janë edhe disa nga prindërit e fëmijëve që ishin midis viktimave. “I kemi humbur të afërmit, nuk do ta humbim drejtësinë”, thonë ndër të ata.
Ngjarja e rëndë u regjistrua gjatë orëve të mëngjesit e së dielës, ku 61 të rinj humbën jetën dhe mbi 155 mbetën të lënduar si pasojë e flakëve që kanë përfshirë një lokal nate ku ndodheshin mbi 1500 persona duke festuar. Sipas raportimeve, viktimat janë të moshave 15-25 vjeç, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të 16 marsit, në klubin e natës “Koçani Pulse”.
Од Фејсбук:
— Bulutin (@Owllium) March 17, 2025
ДЕМОЛИРАН кафичот Класик во Кочани, во сопственост на Дејан Јованов - Деко, сопственикот на “Пулс” pic.twitter.com/qsWLppySKh