
Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Timço Mucunski ka njoftuar se qeveria do të mbulojë shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit jashtë vendit për anëtarët e familjeve të të lënduarve nga zjarri tragjik në Koçan.
Ministri gjithashtu theksoi se është aktivizuar mekanizmi i mbrojtjes civile të BE-së për koordinimin e ndihmës nga shtetet anëtare dhe vendet e tjera. Ai deklaroi se Ministria e Jashtme ka caktuar person për kontakt i cili është i qasshëm 24 orë për prindërit dhe familjarët e pacientëve për çfarëdo ndihmë ose mbështetje.
“Më lejoni të përmend se në çdo shtet ku janë dërguar pacientët për shërim, Ministria e Jashtme ka caktuar person për kontakt i cili është i qasshëm 24 orë për prindërit dhe familjarët e pacientëve për çfarëdo ndihmë ose mbështetje. Lista e kontakteve është e publikuar në ueb faqen e Ministrisë. Në mënyrë plotësuese, në Seancë të Qeverisë do të kërkojë nga shërbimet për punë të përgjithshme të përbashkëta të mbulohen shpenzimet për rrugë dhe qëndrim jashtë vendit, për anëtarët e familjeve të pacientëve që po kurohen jashtë”, është shprehur ai.
Ngjarja e rëndë u regjistrua gjatë orëve të mëngjesit e së dielës, ku 61 të rinj humbën jetën dhe mbi 155 mbetën të lënduar si pasojë e flakëve që kanë përfshirë një lokal nate ku ndodheshin mbi 1500 persona duke festuar. Sipas raportimeve, viktimat janë të moshave 15-25 vjeç, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të 16 marsit, në klubin e natës “Koçani Pulse”.