Hapësire reklamuese

Rajoni

Tragjedia në Koçan, mbyllen 22 objekte pa leje në Maqedoninë e Veriut

Shkruar nga Newsbomb
Tragjedia në Koçan, mbyllen 22 objekte pa leje në
Diskoteka në Koçan

Pas tragjedisë në Koçan, ku humbën jetën 61 persona, autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë mbyllur dhjetëra klube nate dhe ambiente zbavitjeje si rezultat i inspektimeve të gjera. 

Zëdhënësja e qeverisë, Marija Miteva, tha në një konferencë për mediat se janë kryer 50 kontrolle në disa qytete më 16 dhe 17 mars, ndërsa vetëm 22 objekte rezultojnë të kenë pasur licenca të vlefshme. Ajo deklaroi se është urdhëruar pezullimi i të gjitha aktiviteteve derisa të shqyrtohen dhe vërtetohen të gjitha dokumentat e nevojshme.

"Për të gjitha objektet me licencë të skaduar ose pa licencë, Inspektorati Shtetëror i Tregut ka urdhëruar pezullimin e aktiviteteve derisa të shqyrtohen dhe vërtetohen të gjitha dokumentet e nevojshme, derisa të verifikohet nëse posedojnë edhe kushtet minimale teknike për të kryer aktivitetin në mënyrë që të mund të pajisen me licencë në vijim", tha Miteva.

Miteva njoftoi po ashtu se në Ministrinë e Ekonomisë po bëhet kontrolli i licencave për të parë nëse ka ndonjë rast të keqpërdorimit të punës arkivore.

Kujtojmë se tragjedia në një diskotekë në Koçan ndodhi mëngjesin e 16 marsit, ku një zjarr i tmerrshëm i mori jetën 61 personave dhe mbi 150 të tjerë u lënduan. 

Lidhur me këtë ngjarje, autoritetet gjyqësore kanë caktuar masën e paraburgimit afatshkurtër për 16 persona. Siç njoftohet, lokali në fjalë ka nuk ka vepruar sipas rregullores dhe nuk ka pasur licencë pune.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese