Hapësire reklamuese


Rajoni

Tragjedia me 62 viktima në Koçan, familjet e të ndjerëve nesër protestojnë në Shkup

Shkruar nga Newsbomb
Tragjedia me 62 viktima në Koçan, familjet e të ndjerëve
Protesta ne Shkup

Të martën e 28 prillit 2025, është njoftuar një tjetër marhsim proteste në Shkup. Protesta është thirrur nga familjarët e të ndjerëve nga tragjedia e Koçanit.

Siç bëhet me dije nga mediat vendase, protesta do të nisë nga ora 12:05, me marshimin që do të nisë para Prokurorisë në Shkup, e më pas do të kalojë përmes sheshit të qytetit dhe do të përfundojë para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. 

Ashtu si protestat e tjera, edhe kjo ka për qëllim të kërkojë drejtësi dhe të tërheqë vëmendjen për mangësitë dhe vonesat në reagimin e autoriteteve, duke kërkuar një hetim të plotë dhe përgjegjësi për tragjedinë që mori jetën e disa qytetarëve.

Kujtojmë se tragjedia në diskotekën "Pulse" në Koçan, ndodhi mëngjesin e 16 marsit, ku një zjarr i madh shpërtheu duke lënë 62 të vdekur dhe 150 të plagosur. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese