Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Tragjedia e zjarrit në Koçan, qytetarët nisin protestën e paralajmëruar: Vrasja e rinisë është vrasja e ardhmërisë! (FOTO-VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Tragjedia e zjarrit në Koçan, qytetarët nisin protestën e
Protesta

Pas humbjes së 61 jetëve në një diskotekë në Maqedoninë  e Veriut në Koçan, qytetarët kanë paralajmëruar protestë në parkun e qytetit në orën 13.00. Me pankarta në duar ku shkruhet “Dhimbje e pashëruar”, “Nuk vdesim nga fatkeqësitë vdesim nga korrupsioni” dhe “Vrasja e rinisë është vrasja e ardhmërisë”, qytetarët kanë nisur tashmë protestën.

Protesta, sipas njoftimit, vjen si një shprehje e dhimbjes dhe revoltës së thellë për jetët e humbura, por edhe për gjendjen në të cilën ndodhemi si shoqëri, thuhet në reagim.

“Kjo protestë është shprehje e dhimbjes dhe revoltës së thellë për jetët e humbura, por edhe për gjendjen në të cilën ndodhemi si shoqëri. Ne nuk mund t’i kthejmë bashkëqytetarët tanë të dashur, por jemi të detyruar të luftojmë për nder të tyre dhe që ta ndryshojmë këtë sistem joefikas që nuk na ofron siguri, mirëqenie dhe drejtësi”, njoftojnë ata.

Ndërkohë, studentët dhe profesorët e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, këtë të hënë kanë nisur tubimin në kampuset e ndryshme të USHKM-së. Studentët kanë paralajmëruar se tubimet të tilla do të vazhdojnë gjatë gjithë javës.

Tragjedia e zjarrit në Koçan, qytetarët nisin protestën e
Studentët dhe profesorët në protestë

Ngjarja e rëndë u regjistrua gjatë orëve të mëngjesit e së dielës, ku 61 të rinj humbën jetën dhe mbi 155 mbetën të lënduar si pasojë e flakëve që kanë përfshirë një lokal nate ku ndodheshin mbi 1500 persona duke festuar. Sipas raportimeve, viktimat janë të moshave 15-25 vjeç, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të 16 marsit, në klubin e natës “Koçani Pulse”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese