
Udhëheqës i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Koçan, profesor Aleksandar Stankov ka bërë me dije autopsinë e kryer për 59 viktimat e Koçanit, të cilët humbën jetën pas flakëve që përfshinë diskon Pulse Club disa ditë më parë.
Aleksandar Stankov ka deklaruar se shkaku i vdekjes së 59 personagve ka qenë mbytja, ndërsa në trupat e tyre janë konstatuar djegie të shkallës së parë dhe të dytë, si dhe 3 prej tyre kanë pësuar djegie të shkallës së katërt.
Gjithashtu profesori bën me dije se 70% e viktimave janë të moshës 16 deri në 29 vjeç, ku 16 prej tyre janë femra dhe 43 janë meshkuj.
“U bënë autopsi 59 personash. Shumica e tyre, ose 70 për qind e tyre, janë nga mosha 16 deri në 29 vjeç. Nga të vdekurit 16 janë femra dhe 43 meshkuj. Shkaku i vdekjes për të 59 viktimat ka qenë i dhunshëm dhe ka ndodhur për shkak të mbytjes së dhunshme dhe lidhet drejtpërdrejt me zjarrin në diskotekën Pulse. Disa prej tyre janë konstatuar me djegie të shkallës së parë dhe të dytë, ndërsa tre persona kanë djegie të shkallës së katërt. Shkaku i vdekjes është mbytja.
Në periudhën e ardhshme, gjatë muajit mars, presim të përfundojnë të gjitha raportet lidhur me autopsitë. Mund të na duhet më shumë kohë për të kryer analiza toksikologjike, të cilat, në realitet, kërkojnë kohë për t’u kryer. Çdo gjë që bëjmë do ta dorëzojmë në Prokurori.Veshjet dhe sendet personale të të ndjerve të gjetura gjatë autopsisë ndodhen në Institutin dhe janë nën juridiksionin e Prokurorisë Publike. Se çfarë do të ndodhë me ta do të vendosë Prokuroria Publike, pasi ato mund të merren si prova në procedurë gjyqësore.
Identifikimet janë kontrolluar disa herë, sepse në këto kushte nuk mund të lejojmë asnjë gabim. Është dashur të kontrollojmë disa herë për të shmangur ndonjë gabim dhe e kemi përfunduar punën në një periudhë mjaft të shpejtë.
Por këtu duhet të keni parasysh edhe gjëra të tjera, siç është mbytja e ambientit, sepse flaka që digjet harxhon oksigjen, kështu që përveç ndikimit të monoksidit të karbonit, kemi edhe një sasi të reduktuar të oksigjenit”, u përgjigj profesor Stankov”, tha profesori dr. Stankov.