Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Tragjedi në Qipro, një familje e tërë digjen të gjallë brenda një apartamenti

Shkruar nga Newsbomb

Tragjedi në Qipro, një familje e tërë digjen të

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Qipron, ku një familje prej pesë anëtarësh humbi jetën në një zjarr shkatërrues në një ndërtesë apartamentesh në Agios Nikolaos, Limasol.

Policia dhe zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendngjarje, por hyrja në apartamentin e familjes u bë e pamundur për shkak të flakëve të fuqishme. Ndërkohë, banorët e tjerë të pallatit arritën të largohen në kohë, duke i shpëtuar tragjedisë.

Fatkeqësisht, prindërit, një 35-vjeçar dhe një 33-vjeçare, së bashku me tre fëmijët e tyre të vegjël, të moshës 7, 3 dhe 2 vjeç, nuk arritën të dilnin nga banesa. Pas shuarjes së zjarrit, ekipet e emergjencës zbuluan trupat e tyre të pajetë.

Zjarri ishte përhapur me shpejtësi dhe pavarësisht përpjekjeve të zjarrfikësve, nuk mund të shmangej tragjedia. Hetimet e para sugjerojnë se shkaku mund të ketë qenë një defekt elektrik, por autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar me saktësi rrethanat e ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese