
Një bandë shqiptare që operonte në trafikimin e lëndëve narkotike dhe armëve nga Italia në Spanjë është shkatërruar nga autoritetet italiane.
Gjatë një operacioni ndërkombëtar antidrogë të zhvilluar nga Policia Kombëtare, Garda Civile dhe Garda e Sigurisë e Firences (Itali), është gjetur një plantacion marihuane në një magazinë në Valencia të Italisë, e cila shërbente si qendër logjistike për një organizatë kriminale shqiptare.
Sipas raportimeve të mediave vendase, në prangat e policisë kanë rënë dy anëtarë të bandës, të cilët e përdornin magazinën për të kultivuar dhe ruajtur kanabisin, me qëllimin përfundimtar për ta transportuar më pas drejt tregjeve të vendeve të Europës.
Në magazinën e Valencias, agjentët e policisë sekuestruan 953 bimë marijuane si 110 drita, 55 ventilatorë, 23 panele dritash LED, 9 filtra karboni, 3 motorë ekstraktues, dhe të tjera materiale që shërbejnë për kultivimin e këtyre bimëve.
Hetimet për ngjarjen në fjalë, nisën në muajin janar, kur agjentë të Policisë Kombëtare, së bashku me Gardën Financiare të Firences, hapën një hetim kundër një organizate kriminale me origjinë shqiptare, e dedikuar për trafikun ndërkombëtar të armëve dhe drogës.
Në kuadër të këtij operacioni, u zbulua se një degë e këtij grupi kishte depozituar rreth 200 kilogramë marijuanë në një magazinë në Valencia, për paketim dhe që kishte si destinacion Spanjën dhe më pas vendet rreth saj.
Në vijim të hetimeve, është vërtetuar se personat që hynin dhe dilnin nga magazina e marrë nën vrojtim ishin me origjinë shqiptare, gjë që rriti edhe më shumë dyshimet se kishin të bënin pikërisht me organizatën që po hetonin.
Si rezultat i kësaj, forcat policore ka goditur grupin e strukturuar kriminal, duke çmontuar një nga infrastrukturat më të mëdha të trafikimit të lëndëve narkotike dhe armëve, që operonin në një treg goxha të gjerë të Europës.