![Trafikim droge dhe vjedhje, goditet banda kriminale në Itali, mes të](https://cdnimpuls.com/newsbomb.al/media3/-900-0-1733259341xscreenshot-22-348.jpg)
Prokuroria Publike pranë Gjykatës së Parmës ka lëshuar disa urdhër arreste për një grup kriminal që merret me për prodhim, trafik dhe posedim të paligjshëm të lëndëve narkotike dhe vjedhjeve të banesave.
Janë lëshuar 10 urdhër arreste, konkretisht për: tre italianë, tre marokenë, tre shqiptarë dhe një moldave.
Hetimet nisën prej vitit 2023, kur u bënë goditjet e para nga karabinierët. I pari u identifikua një nga korrierët shqiptarë, i cili bënte edhe furnizimin me kokainë. Më pas nga përgjimet ambientale u zbuluan dhe anëtarët e tjerë të këtij grupi që merreshin me trafikim të lëndëve narkotike.
Gjatë këtyre përgjimeve u zbuluan edhe vjedhjet që kishte bërë ky grup kriminal, ku është edhe vjedhja në Parma në korrik të vitit të kaluar, gjatë së cilës u vodhën bizhuteri, një orë Baume et Mercier dhe mallra të tjera me vlerë rreth 15,000 euro.