Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Tony Blair para deputetëve: S'pendohem për mbështetjen ndaj pavarësisë së Kosovës

Shkruar nga Newsbomb
Tony Blair para deputetëve: S'pendohem për mbështetjen ndaj
Tony Blair

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, iu drejtua këtë të hënë deputetëve të Kuvendit të Kosovës ku dhe ritheksoi se nuk është penduar në asnjë moment që ka mbështetur Pavarësinë e Kosovës.

Blair, i cili po qëndron në Prishtinë në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, tha se vendimi i atëhershëm për sulmet e NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe, "kishte efekte më të gjera sesa vetëm çlirimi i çlirimi i popullit të Kosovës".

"Nëse do të kishim lejuar që populli i Kosovës të brutalizohej edhe më tutje, që të drejtat t'i merreshin dhe që e ardhmja t'i vidhej, edhe e ardhmja jonë do të zbehej", tha Blair.

“Është nderë për mua të jem sot këtu dhe nuk mund t’ju falënderoj mjaftueshëm për mirëpritjen e ngrohtë.25 vite më parë u arrit marrëveshja për çlirimin e territorit të Kosovës, dhe Kosova më fund ishte e lirë dhe populli ishin të lirë të jetojnë, shpresojnë e të besojnë sërish në një të ardhme të lirë. Takuam refugjatë kosovarë në kampet afër Shkupit, dëgjuam rrëfime të prekshme. Në fytyrat e tyre kërkohej ndihmë. Ne ndihmuam dhe nuk pendohem kurrë”, tha ai ndër të tjera.

Si kryeministër, ai ishte një nga njerëzit kyçë që vuri në lëvizje intervenimin e NATO-s në Kosovë, me qëllim ndaljen e dhunës nga forcat serbe.

Fushata e bombardimeve zgjati 78 ditë dhe përfundoi më 10 qershor, 1999 - një ditë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës.

Me këtë marrëveshje, të negociuar ndërmjet NATO-s dhe zyrtarëve ushtarakë jugosllavë, forcat e atëhershme jugosllave u tërhoqën nga Kosova dhe u krijua forca paqeruajtëse ndërkombëtare, e udhëhequr nga NATO-ja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese