Hapësire reklamuese

Rajoni

Theu zemrat e miliona shqiptarëve, ndërron jetë e moshuara që u dhunua nga infermieret në azil

Shkruar nga Newsbomb
Theu zemrat e miliona shqiptarëve, ndërron jetë e moshuara
Foto nga ngjarja në 2022

Ka ndërruar jetë e moshuara Minire Nura, e cila theu zemrën  e miliona shqiptarëve pas videos, ku doli se si infermieret e dhunonin në një azil në Kosovë.

Mediat e kosovës bëjnë me dije se e moshuara ka ndërruar jetë ditën e sotme. Lajmi është konfirmuar edhe nga avokati i të ndjerës.

“Po mund të konfirmoj se ka ndërruar jetë”, tha ai duke mos dhënë më shumë detaje mbi shkaqet e vdekjes.

Një video tronditi opinion publik në nëntor të 2022, ku shfaqej një punonjëse duke dhunuar një grua në qendrën e të moshuarve në Pejë.

Infermierja Aurona Pelaj shihej duke goditur pa shpirtë të moshuarën, ndërsa miket e saj po infermiere në këtë qendër argëtoheshin dhe e shihnin si zbavitëse kur e moshuara rënkonte dhe qante, e kishte nga ato që edhe e filmonin skenën.

Ngjarja ka ndodhur në Shtëpia e kujdesit për të moshuarit “Orenda”, ku infermierja Pelaj dhunonte një të moshuar që vuan nga alzheimer, ndërsa punonjëset e tjera Altina Rexhepi dhe Ramzije Kuqi, buzëqeshnin.

Pas publikimit të videos Bordi i Qendrës për Përkujdesjen e të moshuarve “Orenda”, ka marrë vendimin për pushimin nga puna për katër infermieret e përfshira në këtë ngjarje që ka tronditur mbarë opinion publik, teksa disa edhe u dënuan.

Theu zemrat e miliona shqiptarëve, ndërron jetë e moshuara
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese