Hapësire reklamuese


Rajoni

“Terrorizmi nuk mund ta mposhtë shtetin”, Vuçiç reagon për sulmin në Ambasadën izraelitë në Beograd

Shkruar nga Newsbomb
“Terrorizmi nuk mund ta mposhtë shtetin”, Vuçiç
Roja i plagosur i Ambasadës izraelite në Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar në lidhje me sulmin para Ambasadës izraelite në Beograd një ditë më parë. Ai ka thënë se rritja e nivelit të rrezikut të sigurisë ka të ngjarë që të mbetet në fuqi deri më 2 korrik.

“Mendoj se do të zgjidhin gjithçka deri të martën dhe më pas gjithçka do të jetë në rregull”, që do të thotë se niveli i kërcënimit nga sulmet terroriste në Beograd është i lartë dhe kjo ka sjellë një shtim të pranisë policore.

Vuçiç po ashtu tha se “sulmuesi ishte jashtëzakonisht i trajnuar mirë” dhe ai sulmoi policin me hark me shigjeta, duke pasur harkun në çantën e tij, në mënyrë që sulmi të ishte krejtësisht i papritur.

Gjatë sulmit në Ambasadë, sulmuesi u vra nga polici që u plagos, ndërsa gjendja shëndetësore e policit të plagosur është jashtë rrezikut për jetë.

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë ka deklaruar se janë arrestuar dy persona në lidhje me sulmin dhe se  terrorizmi nuk mund ta mposhtë shtetin. Ai tha se aksioni policor po vazhdon në mbarë Serbinë dhe mbrëmë disa lokacione janë kontrolluar dhe dhjetëra persona janë marrë në pyetje.

Sulmuesi i vrarë u identifikua si Millosh Zhujoviç, i cili ishte nga Mlladenovaci dhe ishte konvertuar në islam.

Është konstatuar se personi që ka kryer sulmin terrorist është Millosh Zhujoviq [1999], emri fetar Salahudin, i konvertuar, nga Mlladenovaci i cili është shpërngulur për të jetuar në Novi Pazar”, - tha Ministria e Brendshme serbe të shtunën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese