Një 52-vjeçar shqiptar është dënuar me 12 vite burg nga gjykata e Volos pasi në 29 dhjetor të 2022 ka tentuar të djegë me benzinë ish-bashkëshorten e tij.
Mediat greke raportojnë se sot u mbajt gjyqi ku u dha dënimi për shqiptarin me akuzën “vrasje në tentativë”.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Volog, Greqi ku teksa ish-gruaja po dilte nga makina me djalin e tyre të mitur, 17-vjeçar i ndodhur poshtë pallatit 52-vjeçari është afruar dhe i ka hedhur edhe benzinë mbi makinën duke e kërcënuar se do ta djegë.
Në seancën e mbajtur sot, shqiptari ka pretenduar se nuk kishte ndërmend që t’i vinte flakën ish-gruas, por kjo e fundit ka thënë se i është afruar teksa mbante kapuç dhe doreza si edhe dy çakmakë në duar.
Ka qenë djali i mitur, 17-vjeçari i cili ka parandaluar vrasjen duke qetësuar babain dhe dhënë mundësi nënës të largohej duke denoncuar në polici. Gjithashtu policia raportoi se 52-vjeçari më herët ishte kapur me drogë dhe i ishte ndaluar hyrja në shtetin grek.