
Pas dështimit të dy seancave, Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca e radhës për konstituimin e legjislaturës së nëntë do të mbahet të shtunën, më 20 prill në orën 12:00.
Kujtojmë së seanca e parë më 15 prill, dështoi pasi nuk u votua miratimi i raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve. Seanca tjetër e 17 prillit përfundoi në kaos dhe braktisje të sallës. Kanë qenë fillimisht përfaqësuesit e LDK-së dhe AAK-së, të cilët vendosën që të braktisin seancën, më pas kanë qenë deputetët e zgjedhur të PDK-së dhe LVV-së ata që u larguan nga seanca.
Ndërkohë, seancat po mbahen çdo 48 orë sipas një rregulli rotacioni, derisa legjislatura të konstituohet pas zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt. Ndërsa, procesi mbetet i bllokuar për shkak të mungesës së një marrëveshjeje ndërmjet forcave politike.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dhënë dorëheqjen, ndërsa opozita insiston që edhe anëtarët e tjerë të qeverisë duhet të japin dorëhqeqjen para se të betohen si deputetë të Kuvendit.