Hapësire reklamuese

Rajoni

Tensionet midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut për çështjen e emrit, Mickoski: Nuk mund të censurohet e drejta njerëzore, se si ta quaj vendin tim

Shkruar nga Newsbomb
Tensionet midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut për
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka folur sërish këtë të mërkurë në lidhje me kërcënimet e Greqisë se moszbatimi i marrëveshjes së Prespës do të sillte pasoja diplomatike në marrëdhëniet midis dy vendeve.

Gjatë një deklarate të dhënë, Mickoski shprehet se nuk mund të cenohet e drejta dhe vendimet personale të zyrtarëve për t’ju drejtuar vendit, për aq kohë sa në dokumentet zyrtare është përdorur emri kushtetues i Maqedonisë së Veriut.

Sipas Mickoskit, akuzat e Greqisë kundrejt liderëve të vendit të tij është pjesë e fushatës zgjedhore europiane, ndërsa shton se Marrëveshja e Prespës është pjesë e sistemit juridik dhe si e tillë ajo do të zbatohet edhe nga qeveria e ardhshme.

Mendoj se është pjesë e fushatës së tyre zgjedhore. Nuk pres sjellje talibane, as censurim të së drejtës themelore të njeriut. Gjithçka që përmban Marrëveshja e Prespës dhe është pjesë e sistemit tonë juridik dhe rendit kushtetues, Qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së do ta respektojë, duke përfshirë këtu edhe certifikatat për deputetë që morëm me emrin e ri të shtetit”,- është shprehur Mickoski.

Marrëdhëniet midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut u tensionuan pas vendimit të Presidentes së re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska për t’a quajtur vendin “Maqedoni” gjatë ceremonisë së betimit dhe jo sipas emrit kushtetues.

Pas kësaj, Greqia e akuzoi se ka shkelur Marrëveshjen e Prespës, ndërsa më vonë tonet vazhdonin që të ashpërsoheshin duke i bërë të ditur se integrimi europian i Maqedonisë së Veriut do të varej nga zbatimi i kësaj marrëveshjeje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese