Hapësire reklamuese


Rajoni

Tensione në Sarajevë për arrestimin e Dodik, Policia nuk lejoi agjentët të prangosnin kreun e Republikës Srpska

Shkruar nga Newsbomb
Tensione në Sarajevë për arrestimin e Dodik, Policia nuk lejoi
Agjentet e SIPA dhe Milorad Dodik

Oficerët e Agjencisë Shtetërore të Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA) kanë tentuar dje në mbrëjme të arrestonin Presidentin e entitetit të Republikës Srpska Milorad Dodik, në Qendrën Administrative të Qeverisë së RS në Sarajevën Lindore.

Megjithatë, arrestimi ishte i pasuksesshëm pasi policia e njësisë së RS pengoi kapjen e Dodik. Edhe pse situata në këtë pjesë të Sarajevës ishte e tensionuar mbrëmjen e së mërkurës, nuk pati dhunë apo përplasje dhe forcat SIPA u tërhoqën pas një bllokimi të shkurtër.

Milorad Dodik pretendoi se SIPA po demonstronte forcë, duke shtuar se agjencia nuk ka juridiksion brenda njësisë së Republikës Srpska. Ai njoftoi se do të ndërmerren veprime ligjore kundër atyre që, sipas tij, kanë shkelur ligjet e RS.

Ai theksoi se policia e RS nuk do të tërhiqet përballë SIPA-s, gjykatës apo zyrës së prokurorit të BiH.

Përpjekja për arrestim u bazua në një urdhër të lëshuar nga Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës kundër Milorad Dodik për veprën penale të cenimit të rendit kushtetues. Përveç Milorad Dodik, Gjykata e BiH kishte lëshuar më parë urdhër-arreste për kryeministrin e RS Radovan Vishkoviç dhe kryetarin e Asamblesë Kombëtare të RS, Nenad Stevadiq.

Të 16 agjencitë policore që veprojnë në nivel shtetëror, entiteti dhe kantoni janë të detyruara të veprojnë sipas urdhër-arrestit të lëshuar për Presidentin e Republikës Srpska Milorad Dodik, Kryeministrin e RS Radovan Višković dhe Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të RS Nenad Stevandić.

SIPA është përgjegjëse për hetimin e veprave penale më të rënda, duke përfshirë krimin e organizuar dhe krimet e luftës. Përveç SIPA-s, agjenci të tjera të nivelit shtetëror përfshijnë Policinë Kufitare të Bosnjë-Hercegovinës, përgjegjëse për sigurinë e kufijve të vendit, dhe Drejtorinë për Koordinimin e Organeve të Policisë, e cila mbikëqyr bashkëpunimin ndërmjet agjencive vendase të zbatimit të ligjit dhe homologëve të tyre jashtë vendit, si dhe mbrojtjen e individëve dhe objekteve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese